Hailey e quan veten “qesharake” para se të bënte këtë ndryshim në pamjen e saj!

Mediale Vip

Hailey e quan veten “qesharake” para se të bënte këtë ndryshim në pamjen e saj!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:52
Justin Bieber, Hailey Bieber

Martesa me Justin Bieber e ka kthyer Hailey-n në një ndër modelet më të ndjekura e të komentuara në mbarë botën.

Nëse dikur ndihej e pasigurt dhe “e padukshme” para shoqeve të saj VIP, Hailey ka treguar gjatë intervistave se tashmë është në qendër të vëmendjes dhe ka fituar më shumë besim tek vetja.

Bukuroshja bjonde është përpjekur t’i qëndrojë pamjes natyrale me kalimin e viteve, ndaj edhe ndryshimet që ajo ka bërë janë të vogla.

Së fundmi, Hailey ka rikujtuar se një ndër ndryshimet e pamjes së saj janë dhëmbët. Hailey dikur ka vendosur tela për të drejtuar dhëmbët e saj dhe veten para tyre e quan “qesharake”.

Në InstaStory, ajo ndau një foto të vjetër krahas së cilës shkroi:

“Unë para telave jam shumë qesharake”

Justin dhe Hailey Bieber kanë shitur së fundmi shtëpinë e tyre të parë në Beverly Hills.

Rezidenca prej 6,132 metrash katrorë dhe e mobiluar plotësisht u shit nga Justin dhe Hailey Bieber këtë të enjte për vlerën 7,955 milion dollarë, duke marrë kështu një humbje prej 545,000 dollarësh, pasi çifti e bleu këtë shtëpi për 8,5 milion dollarë në 2018, konfirmon prestigjozia “People”.

Ato kanë bërë me dije se pronësia e Biebers nuk ndikoi aspak në vendimin e klientit të tyre, i cili e bleu këtë shtëpi në një vlerë më të ulët seç kishte rezidenca kur Biebers e kishte marrë në pronësi.

Justin Bieber e bleu shtëpinë luksoze me pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, të cilësuar me nofkën “The Tropics”, për vlerën marramendëse, 8.5 milion dollarë.

“Justin Bieber që zotëron shtëpinë nuk kishte asnjë ndikim në vendimin e blerësit, por nuk dëmton për rishitje,” tregon agjenti për “People”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat