Pallati Mbretëror: Kemi gjëra më të rëndësishme për t’u shqetësuar, sesa për Meghan dhe Harryn

Mediale Vip

Pallati Mbretëror: Kemi gjëra më të rëndësishme për t’u shqetësuar, sesa për Meghan dhe Harryn

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:06
Mbreteresha Elisabetë

Familja Mbretërore ka gjëra më të rëndësishme për t’u shqetësuar, sesa intervista “tronditëse” e princ Harryt dhe Meghan Markle, për Oprah Winfrey, u shprehën ndihmësit e Pallatit Buckingham , duke theksuar se vëmendja është te Princi Filip, i cili është në spital për shkak të komplikacioneve në zemër.

Duka i Edinburgh-ut, 99 vjeç, u zhvendos dje në Spitalin St Bartholomew në Londër, pas një qëndrimi dy javor në Spitalin King Edward VII. Kjo ndodhi vetëm disa orë pas dhënies së klipeve të intervistës së Meghan dhe Harryt.

Pallati Buckingham, megjithëse po përgatitet për të dëgjuar deklarata “tronditëse”, ndihmësit thanë se fokusi i familjes mbretërore ishte vetëm te Princi Filip.

Nga ana tjetër, burime për Telegraph bëjnë me dije se, pas parjes së klipeve kur Harry tha se kishte frikë që historia e mamasë së tij, princeshë Dianës, do të përsëritej, familja mbretërore ishte shumë e shqetësuar shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat