5 rastet kur Mbretëresha Elizabeth ka thyer rregullat

Mediale Vip

5 rastet kur Mbretëresha Elizabeth ka thyer rregullat

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:30
Mbretëresha Elizabeth

Nëse nuk e besoni edhe mbretëreshat i thyejnë rregullat. Familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar ka një listë të gjatë me protokolle. Të cilat në disa raste i ka thyer edhe vetë Mbretëresha Elizabeth. Ashtu si të gjithë të tjerët ajo është detyruar në disa raste të dalë jashtë kornizave dhe të nxjerrë në pah anën e saj më njerëzore.

Ajo bëri makiazh në publik

Edhe pse mbretërit shpesh duhet të marrin pjesë në ngjarje të shumta për orë të gjata, ata nuk duhet të  prekin makijazhin e tyre në publik. Por kjo nuk e ndaloi Mbretëreshën Elizabeth II ta bënte këtë, pasi ajo u kap nga kamerat në Ëindsor Horse Shoë (1985) duke aplikuar më shumë buzëkuq.

Ajo pranon lule nga adhuruesit

Mund të duket si një gjest i sjellshëm, por Mbretëresha nuk mund të marrë lule si dhuratë. Sidoqoftë, ky protokoll nuk e ndaloi atë të pranonte disa buqeta gjatë ngjarjeve të saj. Në vitin  2019, një bloger mori pjesë në festën e kopshtit të Mbretëreshës dhe arriti t’i dhuronte asaj një buqetë.

Ajo i dha një autograf një fansi

Gjatë vizitës së saj në Malajzi, Mbretëresha Elizabeth II theu protokollin duke autografuar topin e një tifozi të ri të Manchester United. Për shkak të arsyeve të sigurisë dhe për të shmangur falsifikimin e nënshkrimeve të tyre, ajo dhe e gjithë familja mbretërore nuk mund të japin autografe.

Ajo ftoi Meghan Markle të qëndronte për Krishtlindje dhe pse ajo nuk ishte martuar akoma

Në vitin 2017, Meghan Markle ishte ende e fejuara e Princit Harry kur u ftua të kalonte Krishtlindjet e saj të para me Mbretëreshën. Kjo ishte një kërkesë e pashembullt, sepse, tradicionalisht, vetëm pas martesës lejohet  të marrësh pjesë në Krishtlindjet mbretërore.

Ajo i lejoi Kate dhe William të ftonin miqtë e tyre në dasmën e tyre

Ndërsa protokolli thotë se në një martesë mbretërore nusja dhe dhëndri duhet të ftojnë njerëzit si një gjest zyrtar dhe politik, përsëri në vitin 2011 vetë Mbretëresha inkurajoi Princin Ëilliam dhe Kate për t’i dhënë përparësi ftesës së miqve të tyre më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat