Ronela jep datat e tri këngëve të albumit të ri

Mediale Vip

Ronela jep datat e tri këngëve të albumit të ri

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:53
Ronela Hajati

Ronela së shpejti publikon këngët e albumit të ri.

Ronela Hajati tash e një vit nuk ka lansuar projekte të reja muzikore, por ka punuar për albumin e ri.

“Rron”, titullohet albumi i ri i Ronelës, i cili do të publikohet dalëngadalë gjatë këtij viti, ndërsa artistja së fundi dha detaje rreth tij.

Ajo bëri të ditur se tri këngë nga ky album do të publikohen gjatë këtyre tre muajve, për të vazhduar me të tjerat më pas.

Image

Ndryshe, “Gënjeshtar dhe Pare” është kënga e fundit e Ronelës, që u publikua në shkurt të vitit që e lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat