Para 25 vitesh një tjetër anëtare e familjes mbretërore paska treguar të vërtetat tek Oprah

Mediale Vip

Para 25 vitesh një tjetër anëtare e familjes mbretërore paska treguar të vërtetat tek Oprah

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:20
Sarah Ferguson dhe Andrew

Princ Harry dhe Meghan Markle nuk janë të parët që kanë folur për jetën në familjen mbretërore dhe gjithë problemet që fshihen pas fasadës së ‘jetës si në përralla’. Para 25 vitesh ish gruaja e Princ Andrew ka rrëyer vështirësitë e përshtatjes me rregullat e Buckingham Palace.

Sarah Ferguson i dha në 1996-ën Oprahs ekskluzivitetin e së vërtetës për jetën në familjen mbretërore dhe divorcin nga Andrew i York. Në atë kohë Fergie tha tekstualisht fjalinë: “Jeta si pjesë e familjes mbretërore nuk është një përrallë”.

Dukesha e York rrëfeu asokohe se nuk u martua me përrallën, por me një njeri, me atë të cilin dashuroi dhe më pas i duhej të merrej me përrallën që as nuk është e tillë, por është jeta e vërtetë.

Fergie pranoi se nuk i duronte dot rregullat duke nisur nga fakti që ‘dritaret në pallatin mbretëror nuk hapeshin shumë’, ndërkohë vetë dukesha ka thënë se donte t’i hapte plotësisht. Por se bënte dot sepse ishte gabim.

Sarah rrëfeu në ‘96-ën se tabloidi britanik i shkatërroi jetën dhe e trajtoi si të ligë. Një nga shembujt që ajo ka dhënë ishte: “Daily Mirror publikoi një foto të biznesmenit John Bryan duke më thithur gishtin dhe që nga ai moment mediat më quajtën ‘Dukesha e Pork’ (pork – mishi i derrit). Kam qarë me ditë të tëra prej atij emërtimi. Ata bënë edhe një sondazh ku 82% e njerëzve thanë se do preferonin të flinin me një cjap e jo me Fergien”.

Sarah tregoi gjithashtu se ajo dhe Diana nuk ishin nga ata persona që do e ‘vishnin’ rolin e nuses perfekte mbretërore, sepse ato synonin për më shumë dhe nuk mund t’i bindeshin urdhrave.

Në 2011-ën Fergie u rikthye tek Oprah dhe tregoi se akoma konsiderohej si delja e zezë e familjes mbretërore madje as nuk u ftua në dasmën e Kate dhe William, gjë që e lëndoi shumë sepse donte që të ecte me vajzat e saj e veshur bukur në altarin e Westminister Abbey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat