Nuk e priste askush! Murati i bën një kërkesë të pazakontë Sindit

Mediale Vip

Nuk e priste askush! Murati i bën një kërkesë të pazakontë Sindit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:53
Sindi, Murati

Sindi dhe Murati zhvilluan takimin e radhës mes tyre dhe sqaruan gjithçka që kishin lënë pezull. Të dy u shprehën të zhgënjyer nga njëri-tjetri, duke thënë se nuk kishin bërë asnjë hap për të treguar pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.

“Sindi, ti kur vjen nuk thua as mirëmëngjes”, u shpreh Murati gjatë takimit.

“Unë nuk them mirëmëngjes? Unë kam ardhur dhe të kam thënë si nuk më takon dhe ti as nuk je çuar të më takosh”, ja ktheu ajo.

Madje Sindi hodhi dyshime se Murati mund të mos jetë i sinqertë, sepse ai sillet ndryshe në kamera dhe ndryshe në studio. Ajo tha se gjatë takimeve me të ai është më i dashur, ndërsa në studio dhe prapaskenë është shumë i ftohtë. Murati tha se ka tipin e tillë dhe se edhe ai pret që Sindi të tregojë diçka më shumë.

Megjithatë gjatë takimit gjërat mes tyre u qetësuan dhe në një moment Murati i bëri një propozim të papritur Sindit. Ai i kërkoi që të bënin një takim jashtë emisionit dhe ajo ra dakord me këtë gjë. Mirëpo tashmë mbetet në dorë të produksionit për të vendosur se çfarë do të ndodhë me këtë kërkesë të pazakontë të tyre.

Gjatë takimit të dyshes dhe debatit në studio, ndërhyri edhe Loco. Ky i fundit tha se nuk arrin ta kuptojë se ku qëndron Sindi, sepse në takimet me Muratin ajo flet për ndjenjat, ndërsa kur është me të flet vetëm për pëlqim.

Për këtë arsye Sindi u detyrua të jepte një shpjegim, teksa u shpreh e zhgënjyer nga këto fjalë të Locos.

“Ndjenjat më të forta i kam pasur gjithmonë për Muratin. Ndërsa pëlqimin dhe shumë gjëra të tjera që unë dua tek një mashkull i kam pasur tek Loco”, tha Sindi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat