Shoqja e Markle “i fryn zjarrit” që ‘tronditi’ Pallatin Mbretëror: E vërteta do të dalë në dritë, kam prova!

Mediale Vip

Shoqja e Markle “i fryn zjarrit” që ‘tronditi’ Pallatin Mbretëror: E vërteta do të dalë në dritë, kam prova!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:21
Meghan Markle dhe princ Harry dhe Janina Gavankar

Pas deklaratave bombë të Meghan Markle, kanë ardhur reagime të shumta nga familja mbretërore, nga të afërmit e Markle, teksa së fundi ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Dukeshës, Janina Gavankar. Përmes një emisioni televiziv, Janina foli rreth të vërtetave që fshihen pas deklaratave të Markle, ndërsa mbështeti tërësisht deklaratën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Gavankar tha se tashmë ata janë të lirë dhe se gjërat pas largimit nga pallati mbretëror janë më ndryshe. Aktorja deklaroi se ekzistojnë “E-mail-e dhe tekste” që vërtetojnë se familja mbretërore e ka trajtuar Meghan Markle njësoj siç ajo deklaroi në intervistën për ‘Oprah’.

Janina Gavankar:

Familja Mbretërore dhe personeli i pallatit ishin në dijeni të shkallës së vuajtjes së Markle. Unë kam qenë pranë saj dhe kam përjetuar njëjtë si Markle dhimbjen e saj. Ka shumë e-mail dhe mesazhe që vërtetojnë çdo gjë.

Ajo shtoi më tej se ka disa prova që do të dalin në dritë dhe pas kësaj e vërteta do të dalë sheshit.

Gavankar:

Unë e njoh Meghan që prej 17 vitesh dhe kam parë mënyrën se si ajo i trajton njerëzit përreth saj dhe njerëzit me të cilët punon dhe mund të them se ajo nuk është tip ngacmuese, megjithatë, e vërteta do të dalë në dritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat