Cima reagon për herë të parë pasi u infektua me koronavirus: Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam…

Mediale Vip

Cima reagon për herë të parë pasi u infektua me koronavirus: Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam…

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:49
Rasim Thaçi – Cima

Aktori i njohur, Rasim Thaçi – Cima ka reaguar për herë të parë pasi u infektuar me koronavirus.

Cima në postimin e tij ka shkruar se gjendja e tij është stabile dhe se është me oksigjeno-terapi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që po pyesin për gjendjen e tij. Gjatë ditës së djeshme vajza e tij, Adelna Thaçi-Meta kërkoi gjak nga personat që ke kanë kaluar virusin, për ta ndihmuar babain e saj.

Fatmirësisht, tashmë i është gjetur gjaku i kërkuar për Cimën.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve

Ju falenderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime.
Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit , po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut , ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë.

Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit.

Respekt
Cima ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat