Video muzikore e pornostares amerikane sjell arrestime të realizueseve në Iran

Mediale Vip

Video muzikore e pornostares amerikane sjell arrestime të realizueseve në Iran

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:46
Sasan Yafteh

Disa producentë muzikorë ku përfshihet dhe një këngëtar iranian me bazë në Kaliforni, janë arrestuar sot pas zemërimit publik për një video muzikore, në të cilën merr pjesë dhe një aktore e filmave porno.

Këngëtari 32 vjeçar Sasy, emri i vërtetë i të cilit është Sasan Yafteh, ka publikuar një video muzikore për këngën e tij ‘Tehran Tokyo’ në të cilën luan dhe aktorja amerikane e filmave për të rritur Alexis Texas.

Texas shfaqet fillimisht në video me veshje konservatore madje dhe me shami kokë, por më tej i heq ato dhe shfaq një kostum të zi ekspozues teksa kërcen në mënyrë sensuale me Sasy.

Megjithse në video nuk ka përmbajtje që mund të quhet imorale, kritikët thonë se mund të zbulojnë aktivitetin e mëparshëm të aktores në filma, dhe publikimi është quajtur “më i rrezikshëm se poliomeliti” prej mënyrës së shpejtë të përhapjes në rrjet.

Tashmë forcat iraniane të sigurisë kanë ndaluar vëllezërit Mohsen e Behrouz Manouchehri, dhe punonjës të tjerë të videoklipit, të xhiruar në qytetin jugor të Shiraz, tregon menaxheri i Sasy, Farshid Rafe Rafahi.

Në lidhje me arrestimin, Rafahi – drejtor i kompanisë me bazë në Los Angeles, EMH Productions – tha: “Kjo është çmenduri, Alexis Texas po kërcen në video si çdo person tjetër, ajo nuk po bën asgjë të papërshtatshme”.

Këngëtari Sasy njihet për lirikat e kontestuara që bien në kundërshtim me standardet e moralit në Iran.

Ndërsa në të tjera këngë ku ka luajtur përsëri aktorja porno, ai ka nxitur adoleshentët të pijnë alkool ose të ndjekin rrjetin Instagram në vend që të bëjnë detyrat e shtëpisë.

Video e këngës ‘Tehran Tokyo’ ka akumuluar 18milionë shikime në një jave.

Agjencitë e lajmeve në Iran konfirmuan disa arrestime të bashkëpunëtorëve të Sasy në Iran për prodhim të përmbajtjes kulturore në kundërshtim me vlerat e vendit.

Rafahi tha se akuzat e nxitjes së bixhozit janë një keqkuptim, prej shfaqjes së logos se një sponsori në videon muzikore.

Arrestimet vijnë pas shumë ankesave të iranianëve për impaktin negativ që video mund të ketë te të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat