Albërije Hadërgjonaj flet për marrëdhënien me ish-burrin dikur dhe sot: I çoja trastat në burgje

Mediale Vip

Albërije Hadërgjonaj flet për marrëdhënien me ish-burrin dikur dhe sot: I çoja trastat në burgje

Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:13
Albërije Hadërgjonaj

Albërije Hadërgjonaj ka qenë gjithmonë e gatshme për të folur për të kaluarën e saj me ish-bashkëshortin, ndërsa sot, e ftuar në “E Diell” ka treguar më shumë për marrëdhënien e tyre sot dhe dikur.

Ajo ka rrëfyer se ka pasur një martesë gati 20-vjeçare dhe ka bërë shumë sakrifica, për të cilat ish-burri është mirënjohës. Këngëtarja kujton kohët kur shkonte e takonte dhe i çonte trastat në burg.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, thotë këngëtarja.

Ajo ka treguar gjithashtu se babi i vajzave të saj nuk e ka kufizuar kurrë në veshje dhe e ka lënë të bëjë karrierë.

“E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ekspozuar pak trup, por pa e ekzagjeruar. Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë,” -është shprehur Albërija duke treguar edhe se pas ndarjes, me kalimin e kohës, arritën ta rregullonin marrëdhënien midis tyre. “Pasi u ndamë nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë.”

Këngëtarja nuk la mënjanë as humorin kur fliste për ish-burrin, duke thënë se të paktën ishte i bukur dhe bashkë bënë fëmijë të bukur.

“Të kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë. Mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”.

Duke qenë një vajzë që u martua në moshë të re, ajo dha një këshillë për gjithë vajzat e sotme:

“Kam qenë e re dhe e kam përjetuar vetë, vajzat duan kohë të rriten dhe të emancipohen, nuk ka pse të nxitojnë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat