Kënga e re e Rina Balaj është kaq e ngjashme me këtë hit të Rihanna-s

Mediale Vip

Kënga e re e Rina Balaj është kaq e ngjashme me këtë hit të Rihanna-s

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:42
Rina Balaj, Rihanna

Rina Balaj kishte premtuar se do të sillte trende të reja në muzikën shqiptare dhe në fakt e mbajti fjalën. Si askush tjetër më parë, reperja shqiptare i këndoi një dashurie të pamundur mes një vajze lezbike dhe një tjetër heteroseksuale. Rosita, që mban edhe titullin e këngës, konsiderohet si shoqja e Rinës, që bie në dashuri me reperen, por kjo e fundit nuk mundet t’ja kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë.

“Unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita, mos u mërzit që me ty smuj me kon ti je e bukur eh mos me pas lot unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita doin me bad bad bad bad rosita dashnin tonde jo nuk e prita”, shprehet Rina në këngën e saj.

Pas publikimit të këtij projekti, pati reagime të shumta, duke qenë se shumë ende i konsiderojnë si tema të bujshme.

Në fakt një këngë me tematikë të tillë nuk është e padëgjuar në botë. Në vitin 2010, Rihanna bëri bujë të madhe me këngën “Te Amo”. Njësoj si në këngën e Rinës, Rihanna flet për një vajzë lezbike që bie në dashuri me shoqen e saj heteroseksuale, që nuk mund t’ja kthej dashurinë në të njëjtën mënyrë.

Edhe videoklipi në një pjesë është shumë i ngjashëm, ku dy vajzat shihen duke bërë kërcim sensual me njëra-tjetrën në një vend me errësirë. Nuk dimë të themi nëse e gjithë kjo është rastësi, apo Rina ka përdorur kreativitetin e Rihanna-s për t’u frymëzuar për këtë projekt të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat