Princ Harry ka pasur biseda “joproduktive” me babanë dhe vëllain e tij

Mediale Vip

Princ Harry ka pasur biseda “joproduktive” me babanë dhe vëllain e tij

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:20
Princi Harry

Princi Harry ka folur me vëllain e tij Williamin dhe babanë e tij, Charles, që prej bisedës së tij me Oprah Winfrey, por biseda ka qenë “joproduktive”, ka thënë shoqja e çiftit Gayle King.

King ka thënë se ajo ka folur e Harryn dhe Meghanin gjatë vikendit “për të parë sesi po ndihen”.

“Harry ka folur me vëllain dhe babanë e tij. Nga ajo që kam kuptuar është se biseda nuk ka qenë produktive. Por ata janë të lumtur që së paku kanë filluar të bisedojnë”, ka thënë King të martën.

Gjatë intervistës së çiftit me Winfrey, Harry ka thënë se marrëdhënia me të dy virtualisht është thyer, duke pranuar që ai rrallë flet me vëllain dhe babanë e tij.

King gjithashtu ka thënë se janë të zhgënjyer me përgjigjen e Pallatit të Buckingamit për intervistën e tyre.

“Unë mendoj se ata janë të zhgënjyer që pallati vazhdon të thotë se duan që këtë çështje ta rregullojnë privatisht”, ka thënë ajo.

Pallati ka thënë javën e kaluar se komentet e Meghanit janë shqetësuese, sidomos kur është pyetur për ngjyrën e lëkurës së bebes, por kjo do të adresohet privatisht nga familja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat