‘Media të reflektojë, dedektivi hyri në mënyrë të paligjshme deri në informacionet personale’

Mediale Vip

‘Media të reflektojë, dedektivi hyri në mënyrë të paligjshme deri në informacionet personale’

Më: 19 mars 2021 Në ora: 07:56
‘Media të reflektojë, dedektivi hyri në mënyrë të paligjshme deri në informacionet personale’

Një hetues privat amerikan i ka thënë BBC News se ai ishte paguar nga gazeta Sun për të marrë informacione personale në lidhje me dukeshën e Sussex që në ditët e para të marrëdhënies së saj me princin Harry.

Daniel Hanks tha se ai ka hyrë në mënyrë të paligjshme në informacione të hollësishme deri dhe tek numri i sigurimeve shoqërore të Meghan.

Botuesi i Sun tha se kërkonte kërkime të ligjshme dhe e udhëzoi hetuesin Hanks që të vepronte në mënyrë të ligjshme.

Meghan dhe Harry nga ana e tyre thanë se ishte një “moment reflektimi” për industrinë e medias.

BBC News ka lexuar të ashtuquajturin “raport gjithëpërfshirës mbi Meghan dhe familjen e saj” të cilin hetuesi, i njohur gjithashtu si Danno Hanks, ia kaloi The Sun.

Aty përfshihej numri i saj i telefonit, adresat dhe numri i sigurimeve shoqërore si dhe informacioni mbi anëtarët e familjes së saj. Raporti i hetuesit Hanks përfshinte gjithashtu informacione mbi ish-burrin e saj dhe një ish-të dashur.

Në SHBA, hetuesve privatë të liçencuar iu lejohet hyrja e plotë në dosjet e informacionit personal për disa arsye të lejuara siç janë raportet e gjykatës. Por qasja në këtë nivel deri në detaje për qëllime gazetareske është e paligjshme.

Hetuesi privat Hanks tha: “Pothuajse gjithçka që zbulova unë, ata mund ta zbulonin vetë duke përdorur mënyrat ligjore – me përjashtim të numrave të sigurimeve shoqërore.

“Kur e keni atë informacion … ai është çelësi i mbretërisë.”

Mirëpo ndonëse nuk ka prova që ka ndodhur në këtë rast, numrat e sigurimeve shoqërore në veçanti mund të përdoren me shumë gjasa për të vazhduar hetime të tjera të thelluara.

Një zëdhënës i Harry dhe Meghan tha: “Duka dhe Dukesha e Sussex mendojnë se e sotmja është një moment i rëndësishëm reflektimi për industrinë e medias dhe shoqërinë në përgjithësi, pasi ky raport kaq hulumtues tregon se praktikat grabitqare të ditëve të kaluara janë ende në vazhdim, duke krijuar një dëm të pashlyeshëm për familjet dhe marrëdhëniet.

“Ata u janë mirënjohës atyre që punojnë në media dhe nuk jepen për të mbajtur lart vlerat e gazetarisë, të cilat janë të nevojshme tani më shumë se kurrë më parë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat