Lana Del Rey do të sjellë albumin e ri këtë verë

Mediale Vip

Lana Del Rey do të sjellë albumin e ri këtë verë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:06
Lana Del Rey

Lana Del Rey ka bërë të ditur se këtë verë do të hedh në treg albumin e saj më të ri.

Këngëtarja amerikane 35 vjeçare po ashtu ka thënë se kënga e saj më e re do të lansohet më 1 qershor dhe do të sfidojë akuzat ndaj sa për “përvetësim kulturor dhe promovim të abuzimit në familje”.

Lana kishte marrë lritika vitin e kaluar pasi kishte bërë disa krahasime mes saj dhe këngëtareve të tjera të famshme si Beyonce, Cardi B, Ariana Grande e Camila Cabello.

Ajo kishte shkruar në rrjetet sociale lidhur me feminizmin duke thënë se a mund të këndonte për çfarë të donte pa qenë e kritikuar se po e promovonte abuzimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat