Aktorja e famshme u bë nënë për herë të parë!

Mediale Vip

Aktorja e famshme u bë nënë për herë të parë!

Më: 25 mars 2021 Në ora: 00:28
Ashley Tisdale

Ashley Tisdale, aktorja që na ka shoqëruar vitet e adoleshëncës me filmin “High School Musical” është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm 35-vjeçarja e ndau me fansat e saj në rrjetet sociale ku tregoi se ishte bërë me një bebushe vajzë.

Ashley postoi një foto të dorës së vogëlushes dhe dorës së bashkëshortit, muzikantit Christopher French. Çifti e ka pagëzuar vajzën me një emër shumë të veçantë: Jupiter Iris French.

“Jupiter Iris French mbërriti në tokë në datë 23 Mars 2021”, shkroi krahas fotos aktorja.

Kujtojmë se para një muaji Tisdale dhe kompozitori zbuluan gjininë e bebes së tyre të ardhshme me ndihmën e një torte rozë.

“Ky vit ka qenë padyshim i vështirë. Për kaq shumë. Ulje dhe ngritje, një slitë emocionale. Unë mendoj se kjo ditë është më e bukura. Qava, isha aq e lumtur. ”

Ashley dhe Christopher janë prej vitesh së bashku dhe tani janë mëse të lumtur që janë bërë tre.

Kujtojmë se aktorja mori rolin e Sharpay Evans në High School Musical.

Në fund të viteve 1990, Ashley fitoi role të vogla në shfaqje TV të tilla si “Seventh Heaven”, “Boston Public” ose ” Charmed ” , dhe gjithashtu kishte një rol në ” Donnie Darco ” . Pak më vonë ajo u shfaq në shfaqjet televizive “The Hughleys” dhe “Still Stading”. Dy vjet më vonë ajo luajti në kastin e “Zack and Cody” dhe mori rolin e Maddie Fitzpatrick dhe për të vijuar më tej me një karrierë tejet të suksesshme.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat