Infektologu Cana tregon diskutimin e fundit me Luran Ahmetin

Mediale Vip

Infektologu Cana tregon diskutimin e fundit me Luran Ahmetin

Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:49
Fadil Cana

Edhe infektologu Fadil Cana reagoi për humbjen e aktorit të njohur Luran Ahmeti i cili humbi jetën nga coronavirusi.

“Luran,dje më the se po qe se është nevoja do rrish në spital 100 ditë, unë të kërkova të durosh 10 ditë, por vdekja dinake para syve dhe duarve të mi të mori tinëzisht për 1 ditë. Prehu në paqe miku im!, shkruan Cana.

Ndryshe, Ahmeti ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup.

Për vdekjen e Ahmetit kanë reaguar shumë persona duke përfshirë aktorë, gazetarë, politikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat