Bebe Rexha, imazh i atleteve të reja nga ‘Puma’ dhe ‘Deichmann’

Mediale Vip

Bebe Rexha, imazh i atleteve të reja nga ‘Puma’ dhe ‘Deichmann’

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:12
Bebe Rexha

“Puma” dhe “Deichmann” kanë lansuar një koleksion të ri të atleteve, ku kësaj radhe imazh i kampanjës është këngëtareja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Dy modele të reja atletesh dhe tri çanta janë rezultat i bashkëpunimit midis “Puma” dhe “Deichmann”.

Motoja e fushatës është “Cilado qoftë ajo, iu përshtatet”, në mënyrë që të ndikojë për fuqizimin e grave dhe t’i inkurajojë ato ta duan njëra-tjetrën për atë që janë dhe të veshin atë që ndjejnë se duhet të veshin.

Xhirimet u realizuan me fotografin Brian Ziff, i cili është i specializuar në industrinë e modës dhe muzikës dhe tashmë ka punuar me yje të famshëm si: Shawn Mendes, Whiz Khalifa, Lindsay Lohan dhe Jessie J. Skenat u krijuan në vende të pazakonta në Los Angeles.

Kjo kampanjë menaxhohet nga një kosovare, e cila punon dhe vepron në Gjermani, që njihet si Mirëlinda. Ajo që shumë vite bashkëpunon me artistë nga e gjithë bota përmes kompanisë “0711 Talents”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat