Nuk do ta njihni më! Xhemi Shehu bëhet "Portokalli"

Mediale Vip

Nuk do ta njihni më! Xhemi Shehu bëhet "Portokalli"

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:52
Xhemi Shehu

Figura e Xhemi Shehut lidhej menjëherë me spektaklin e humorit “Portokalli”, ashtu si drejtimi i programit kishte si imazh të tijin pikërisht Xhemin dhe Salsanon. Por tërheqja e saj nga emisioni i humorit 'Portokalli' dhe nga bota e televizionit bëri shumë bujë.

Sido që të jetë Xhemi mbetet shumë aktive në Instagram, ku me humorin e saj dhe jo vetëm, ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj private. 

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka treguar look-un e ri dhe mund të themi që nuk e dimës nëse do ta shohim më ndonjëherë “në Portokalli”, por tani të paktën mund ta shohim “Portokalli”. Po flasim për ngjyrën e saj të re të flokëve, që tani është në ngjyrën portokalli, pas shumë kohësh që ishim mësuar me Xhemin bjonde.

Ndërkohë ditën e sotme, kolegu i Xhemit, Salsano Rrapi, si për rastësi është bërë nostalgjik për kohën që ka kaluar me moderatoren në skenën e spektakli të humorit dhe jashtë saj, duke ndarë një prej dialogjeve të tyre nga prapaskena. Bisedë kjo që mesa duket aktorin e bën gjithmonë për të qeshur.

Tani imagjinoni sa epike do ishte, “Xhemi portokalli”, në skenën e “Portokallisë”…

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????? ????? (@xhemishehu_)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat