Pushime në Dubai? Është radha e Lorikut të na i bëjë zili

Mediale Vip

Pushime në Dubai? Është radha e Lorikut të na i bëjë zili

Më: 3 prill 2021 Në ora: 08:03
Lorik Cana dhe Monika

Lorik Cana e ka nisur më së miri muajin prill. Ish-kapiteni i Kombëtares ndodhet me pushime në Dubai e ndonëse vetë është i kursyer në publikimin e fotografive në rrjete sociale, ka qenë bashkëshortja Monika ajo që e ka zbuluar këtë.

Monika ka postuar një foto ku Loriku shfaqet duke ndezur një puro për shtatë palë qejfe ndërsa ajo vetë po shijon rrezet e diellit, me rrobabanjo e flokët e lëshuar.

Nuk dihet nëse çifti i ka marrë dy të vegjëlit e tyre me vete, apo po i kalojnë së bashku këto pushime.

E rëndësishme është që ata po kënaqen pas kaq kohësh karantinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat