“Përputhen +40”, Lindita e braktisi në mes të takimit, Nauni e ofendon me fjalë të rënda

Mediale Vip

“Përputhen +40”, Lindita e braktisi në mes të takimit, Nauni e ofendon me fjalë të rënda

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:24
Lindita dhe Nauni

“Për’puthen +40” u prit mjaft mirë nga publiku për shkak të gjuhës, kulturës dhe etikës së përdorur.

Mirëpo sot të gjithë mbetën të zhgënjyer pas një takimi mes Linditës dhe Naunit, që përfundoi në të shara dhe ofendime të rënda.

Që në fillim takimi mes tyre nuk shkoi siç duhej, pasi të dy ata u shprehën se ndjeheshin keq në prani të njëri-tjetrit. Më pas për këtë arsye, Lindita vendosi që ta përfundonte takimin para kohe.

“Unë jam e bllokuar nga ana jote në sensin jo të mirë të fjalës. Po deri tani po të bëja komplimente. Mendoj se nuk kemi për të thënë më asgjë me njëri-tjetrin. Më mirë ta mbyllim këtu se shiko si e dredh ky”, u shpreh Lindita, përpara se të largohej nga lokali ku po bëhej takimi.

Mirëpo Nauni nuk e priti mirë këtë vendim të saj dhe shpërtheu në fjalë fyese kundrejt Linditës.

Lindita: Nuk të lejoj të më shash familjen time. Kush je ti të më prekësh në familje. Kujt i thua kështu fjalësh? Je injorant? Kush je ti? Mund të jesh cuni i Berlusconit, nuk më intereson. Kush je ti të më prekësh në familje? Injorant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat