Gati për një ndryshim, reperi shqiptar i nënshtrohet një ndërhyrjeje

Mediale Vip

Gati për një ndryshim, reperi shqiptar i nënshtrohet një ndërhyrjeje

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:57
Big Kik

Big Kik, një ndër reperët më të komentuar së fundmi, spikati për talentin e tij në rap. Reperi, që mori dhe emrin e artit për shkak të peshës së tij duket se tashmë është gati për një ndryshim të madh. Big Kik ka zbuluar se i është nënshtruar ndërhyrjes së balonit gastrik.

Eksperiencën e tij e ka ndarë dhe me ndjekësit në rrjete sociale, ku tregon se vendimin për një ndërhyrje të tillë e mori pasi arriti peshën 160 kg. Ai thotë se për këtë arsye vendosi që përveçse të merrej me sport, të bënte dhe balonin gastrik.

Kujtojmë që Big Kik ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas përplasjes me Noizy-n.

Ai deklaroi se reperi e kishte përjashtuar nga grupi OTR pa ndonjë arsye. Por Noizy reagoi duke thënë se kishte qenë vetë ai që ishte larguar nga grupi dhe se gjithçka po e bënte për vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat