Postoi foton me Anën në gjumë, Arjon Luli zbulon si shkon procesi gjyqësor

Mediale Vip

Postoi foton me Anën në gjumë, Arjon Luli zbulon si shkon procesi gjyqësor

Më: 17 prill 2021 Në ora: 10:48
Arjon Luli, Ana Lleshi

Arjon Luli është një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, që u përjashtua nga emisioni për shkak se postoi në rrjetet sociale një fotografi me Ana Lleshin, teksa kjo e fundit ishte në gjumë.

Ana menjëherë bëri një padi kundër Arjonit, e cili dukej se nuk ishte aspak i shqetësuar për veprimin që kishte bërë. Ditën e djeshme, Luli ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku fillimisht u pyet në lidhje me procesin gjyqësor.

Pjesë nga intervista:

Si ka shkuar procesi gjyqësor pas publikimit të fotos me Anën?

Procesi gjyqësor nuk ka pasur zhvillime. Janë bërë ndjekjet e para, është vlerësuar nga prokuroria, por që nuk ka elementë për të vazhduar një ndjekje penale.

Jam njoftuar nga komisariati që është ngritur një padi ndaj meje, jam njoftuar edhe për të dhënë deklaratën time. Nuk shkon më tej çështja gjyqësore,pasi nuk ka një vepër penale konkrete.

Mos ka hequr dorë Ana?

Jo, thjesht nuk është krim, nuk ndëshkohet nga ligji.

Në deklaratë çfarë the?

Unë kam thënë dy gjëra, që i kam thënë edhe në televizion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat