Pas kësaj videoje, “Youtube” vendos të mos e paguajë më kanalin e grimierit të famshëm

Mediale Vip

Pas kësaj videoje, “Youtube” vendos të mos e paguajë më kanalin e grimierit të famshëm

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:16
James Charles

Grimieri i famshëm, James Charles, ka treguar më herët se u ka dërguar mesazhe ngacmuese dy djemve 16-vjeçarë.

“I kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe si janë të gabueshme”, ka thënë blogeri 21-vjeçar në një video të publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Akuzat kundër Charlesit filluan në rrjetet sociale në fillim të këtij viti. Në shkurt, ai ishte akuzuar nga një adoleshent të cilën Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi pasi besonte se ishte 18-vjeç, raporton BBC.

Kjo ishte dhe arsye pse ”YouTube” ka demonetizuar përkohësisht kanalin e influencerit të bukurisë.

“21-vjeçari, i cili ka 25 milion abonentë në kanalin e tij në YouTube,  ishte hequr përkohësisht nga Programi i tyre i Partneritetit, i cili lejon YouTube-sat të fitojnë para nga përmbajtja e tyre”, konfirmoi YouTube për BBC.

Të premten, Charles dhe kompania e kozmetikës Morphe njoftuan përfundimin e partneritetit të tyre. Sipas një deklarate që bëri Charles, të dy palët ranë dakord të ndërpresin bashkëpunimin e tyre.

Kujtojmë se Kylie Jenner po ashtu ka xhiruar para disa muajsh një tutorial për grimin e Halloween me James Charles në kanalin e tij në YouTube, ku pranoi se ndihej “e trishtuar” për shkak se nuk ishte në gjendje të tregonte personalitetin e saj të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat