Arsyeja e pabesueshme pse Sharon Stone humbi kujdestarinë e të birit

Mediale Vip

Arsyeja e pabesueshme pse Sharon Stone humbi kujdestarinë e të birit

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:33
Sharon Stone

Aktorja e njohur Sharon Stone, humbi kujdestarinë e djalit të saj Roan, katër vite pas divorcit me gazetarin Phil Bronstein.

Në një libër, ku reflekton për karrierën dhe betejat e saj personale, aktorja zbuloi se kjo gjë e shkatërroi dhe i kalonte ditët duke qarë.

Dokumentat e gjykatës të publikuara në atë kohë zbuluan se Stone dëshironte t’i bënte djalit botox në këmbë, pasi sipas saj ato mbanin vazhdimisht aromë të pakëndëshme.

“Pasi humba kujdestarinë e Roan, unë nuk isha më unë. Shtrihesha në divan, isha shumë e lodhur dhe vetëm qaja”, tha ajo.

Sot, roan është 21 vjeç dhe ka bërë hapat e parë në botën e aktrimit duke interpretuar në prodhimin “What About Love”, me Andy Garcia që luan babanë e tij në ekran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat