Ide e veçantë/ Familjarët e Maluma-s pjesë e emrit të tij!

Mediale Vip

Ide e veçantë/ Familjarët e Maluma-s pjesë e emrit të tij!

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:23
Maluma

Juan Luis Londono apo siç njihet me emrin artistik Maluma, është njëri nga artistët më me ndikim në muzikën latine.

Ai është mjaftë aktiv në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.

Maluma është artisti më i ri që ka marrë pjesë në listën e Billboard.

Por, cili është kuptimi i emrit të tij artistik? Jo rastësisht ka zgjedhur që ta thërrasin Maluma.

Atij i kishte lindur ideja për të marrë rrokjen e parë të emrave të njerëzve më të rëndësishëm në familjen e tij: Marlli, nëna e tij; Luis, babai i tij dhe Manuela, motra e tij e madhe.

Kështu lindi emri MALUMA, i cili njihet ndërkombëtarisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat