Gal Gadot zbulon gjininë e fëmijës së tretë që po pret

Mediale Vip

Gal Gadot zbulon gjininë e fëmijës së tretë që po pret

Më: 22 prill 2021 Në ora: 21:44
Gal Gadot

Gal Gadot dhe burri i saj, Yaron Varsano janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë dhe aktorja ka zbuluar më në fund gjininë e foshnjës. Ylli i “Wonder Woman” zbuloi se do të bëhet me një tjetër vajzë, gjatë një interviste për “Live me Kelly dhe Ryan”.

“Bebi numër 3 është një vajzë. Po, ne po i përmbahemi asaj që dimë.”, tha ajo.

Yaron dhe Gal kanë edhe dy vajza të tjera: Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3. Kujtojmë që lajmin e ëmbël se do të bëhen nënë sërish me bashkëshortin, me të cilin u martua në 2008-ën, e zbuloi pa javë më parë.

Më parë, gjatë një interviste duke folur për familjen e saj, aktorja izraelite u shpreh: “Unë jam një grua shumë, shumë e lumtur që mezi pres të kthehem në shtëpi në familjen time sa herë që mbaroj punën në një film. Unë e dua çdo moment që kaloj me bashkëshortin dhe bijat e mia.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat