Yllka Kuqi reagon pas vdekjes së kuzhinierit Babalija: A ju vjen turp?

Mediale Vip

Yllka Kuqi reagon pas vdekjes së kuzhinierit Babalija: A ju vjen turp?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 08:35
Yllka Kuqi

Ditën e djeshme (e premte), është ndarë nga jeta kuzhinieri i njohur nga Gjakovas, Përparim Babalija.

Ai ndërroi jetë për shkak të komplikimeve nga virusi COVID-19, teksa për rastësi vetëm pak ditë më parë, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ndjeri kishte bërë thirrje për vaksinim.

Image
Përparim Babalija

Lidhur me vdekjen dhe dëshirën e tij të mbetur peng për të marrë vaksinën anti-COVID, në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta, përfshirë edhe reagimet nga fytyrat publike.

Edhe këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, bëri një reagim publik në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, lidhur me këtë çështje.

Ajo publikoi postimin e të ndjerit pak para se të vdiste me kërkesën për të marrë vaksinën, teksa në mbishkrimin e saj theksoi se duhet t’iu vijë turp qeveritarëve për mos-ndërmarrjen e diçkaje me kohë.

“Sot paska ndërruar jetë, i lehtë i qoftë dheu! Statusi i tij para 20 ditëve…a thua a ju vjen turp sot kur e shihni veten para pasqyrës, ju të cilëve i ndjeri iu ka drejtuar”, shkroi këngëtarja e njohur.

Kujtojmë që Kosova është ndër shtetet e Ballkanit me hapin më të ngadaltë të vaksinimit të popullatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat