Problemet me përndjekësit s’kanë të ndalur, Kendall Jenner merr vendimin e papritur

Mediale Vip

Problemet me përndjekësit s’kanë të ndalur, Kendall Jenner merr vendimin e papritur

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:29
Kendall Jenner

Kendall Jenner, vetëm pak kohë pasi mori urdhër mbrojtjeje nga një përndjekës, është përballur me një situatë tjetër të ngjashme. Supermodelja mori urdhër ndjaj një 27-vjeçari, Shaquan King, që ishte ishte fiksuar pas saj.

King u urdhërua nga gjykata në Los Angeles të qëndrojë më shumë se 100 metra larg nga Jenner. 27-vjeçari kishte arritur të futej në pronën e saj, duke përplasur dritaret e shtëpisë përpara se siguria ta kapte atë.

King u arrestua nga policia e Los Angeles, por qëndrimi i tij në burg ishte i shkurtër, vetëm gjashtë orë, për shkak të protokolleve Covid-19. Atij tashmë i ndalohet të kontaktojë tre anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, si dhe të afrohet në shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe automjetet për pesë vitet e ardhshme.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Kendall Jenner u frikësua nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.

Kështu, ajo kërki të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat