Çun Lajçi shtrohet në klinikën e Pulmologjisë

Mediale Vip

Çun Lajçi shtrohet në klinikën e Pulmologjisë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:42
Foto e publikuar ne Facebook

Aktori i njohur, Çun Lajçi ka ardhur me një dedikim prekës për vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën.

Aktori, përmes një postimi në ‘Facebook’ i cili shihet i shtrirë në klinikën e Pulmologjisë, ka shkruar një dedikim prekës në rastin e ditëlindjes së vajzës së tij të ndjerë.

Më poshtë postimin e plotë të aktorit, Lajçi:

Gëzuar me ëngjëjt

A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!

E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?

Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!

Mbramë e përfundova rolin e Zekës n’Ujëz, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marr frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!

M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!

Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!

Atëherë gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!

Gëzuar me ëngjëjt Bubulinë!

Pulmologji, 02.05.2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat