Ndarja e Bill dhe Melinda Gates, thashetheme për lidhje me përkthyesen aziatike!

Mediale Vip

Ndarja e Bill dhe Melinda Gates, thashetheme për lidhje me përkthyesen aziatike!

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:49
Zhe Wang, Bill dhe Melinda Gates

Zhe Wang, përkthyese në fondacionin Bill dhe Melinda Gates që nga marsi 2015, i ka mohuar fjalët që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe që pretendojnë se është përgjegjëse për divorcin e çiftit miliarder, i cili ka eklipsuar edhe ndarjen e Kim Kardashian me Kanye West.

36 vjeçarja shkroi në rrjetin social Weibo:

 “Besoja se thashethemet do të zhdukeshin vetë, por nuk prisja që të merrnin përmasa të tilla të çmendura”!

Zhe këmbënguli se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe nuk është ajo arsyeja përse u shemb martesa 30 vjeçare e Bill Gates, për të cilin u tha ndërkohë se vazhdonte të takohej me ish të dashurën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat