Pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë me Hande-n, Kerem na çuditi me deklaratën e fundit

Mediale Vip

Pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë me Hande-n, Kerem na çuditi me deklaratën e fundit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:15
Kerem Bursin, Hande Erçel

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë bashkë! Çifti i njohur i aktorëve kanë konfirmuar para disa ditësh se janë duke jetuar një histori dashurie.

Kerem-i publikoi në Instagram një foto, në të cilën shihej brenda një kanoe së bashku me Handen. Të dy ata dukej se po e shijonin në maksimum këtë moment dhe aktori i famshëm konfirmoi se ishin vetëm për vetëm në ishull.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Hande, pasi ka ndarë në Instagram foto me Kerem-in.

Mirëpo përpara se të konfirmonin lidhjen, ndjekësit ishin vënë në gjurmë të tyre dhe kishin nisur aludimet dhe vëzhgimet. Nga ana tjetër, të pyetur në intervista të dy aktorët mohonin që ishin bashkë.

Së fundmi, Keremi i ka bërë lëmsh të gjithë me deklaratën e tij, pasi ka thënë se ai dhe Hande nuk e kanë fshehur asnjëherë lidhjen. Mesa duket aktori paska lënë në harresë kohën që e mohonte një gjë të tillë.

 “Nuk e kemi fshehur kurrë. Ja kështu ndodhi. Që në fillim ishim shokë shumë të mirë. Tani çdo gjë po shkon vaj”-tha Kerem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat