Jennifer Lawrence e entuziazmuar me rikthimin e “Beniferit”

Mediale Vip

Jennifer Lawrence e entuziazmuar me rikthimin e “Beniferit”

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:18
Jennifer Lawrence, Jennifer Lopez e Ben Affleck

Jennifer Lawrence, është shprehur e entuziazmuar me lajmet se kolegët e saj, Jennifer Lopez e Ben Affleck janë ribashkuar, 17 vjet pas ndarjes.

“Jam shumë e entuziazmuar”, ka thënë Lawrence duke folur për rikthimin e lidhjes së tyre.

Lopez 51-vjeçare dhe Affleck 48-vjeçar, u patën fejuar në vitin 2002 mirëpo i patën dhënë fund lidhjes në vitin 2004, vetëm pak ditë para se t’i drejtoheshin altarit për ta kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Aktorja dhe këngëtarja, Lopez, i ka dhënë javë më parë fund fejesës së saj edhe me Alex Rodriguez ndërkohë që vetëm pak ditë pasi ishte ndarë, mediat raportuan se ajo ishte parë në shoqërinë e ish-të fejuarit, Ben Affleck.

Sipas mediave të huaja, Lopez dhe Affleck janë duke kaluar kohë të mira bashkë në Montana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat