Anxhela Peristeri mban provat e radhës për “Eurovision”

Mediale Vip

Anxhela Peristeri mban provat e radhës për “Eurovision”

Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:51
Anxhela Peristeri

Anxhela ka kryer me sukses provat në “Eurovision”.

Ka disa ditë që ekipi i Shqipërisë bashkë me Anxhela Peristerin kanë udhëtuar drejt Roterdamit.

Atje, këto ditë po mbahen provat para netëve finale të “Eurovision 2021”, e që shqipëria përfaqësohet nga Anxhela me këngën “Karma”.

Ajo ka publikuar disa fotografi të reja nga provat e radhës në program, ku vëmendje merr me veshjen.

“Në skenë, aty ku i përket zemra ime ❤️”, shkruan Anxhela sipër fotografive.

Ndryshe, festivali “Eurovision” këtë vit mbahet duke iu përshtatur masave anti-COVID.

Më 18 dhe 20 maj mbahen netët gjysmëfinale të këtij festivali, ndërsa finalja e madhe është më 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat