Rikthehet Nirvana

Mediale Vip

Rikthehet Nirvana

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:10
Nirvana

Dave Grohl ka zbuluar se anëtarët që janë gjallë të grupit të njohur “Nirvana”, kanë regjistruar muzikë “vërtetë të mirë” së bashku.

Porse ka shumë gjasa që të mos e shohë dritën e diellit ndonjëherë.

Në një intervistë, Grohl ka treguar si ai dhe basisti Krist Novoselic bashkë me kitaristin e turneve të “Nirvanas” Pat Smear, ende takohen dhe herë pas here rezulton në krijimin e këngëve të reja, shkruan NME.

Ai ka shtuar se kanë krijuar muzikë vërtetë të mirë, por nuk kanë bërë ndonjë gjë me të deri tash. Këtë e përshkruan si një gjë që të tre e bëjnë mes miqsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat