Për herë të parë, Kate Middleton flet për vajzën e Meghan Markle dhe Princit Harry

Mediale Vip

Për herë të parë, Kate Middleton flet për vajzën e Meghan Markle dhe Princit Harry

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:13
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Kate reagoi në lidhje m lindjen e vajzës së Meghan dhe Harryt.

Kate dhe Princi William thanë më parë se ishin “të lumtur” për ardhjen në jetë të vajzës së Meghan Markle dhe Princit Harry, shkruan People.

Anëtarja e familjes mbretërore u bashkua me Zonjën e Parë, Jill Biden të premten për një vizitë në një shkollë, ku një reporter e pyeti Kate për ardhjen në jetë të vajzës së Meghan Markle dhe Princit Harry, Lilibet Diana.

“I uroj asaj të gjitha më të mirat”, tha Kate. “Mezi po pres ta takoj sepse nuk e kam takuar akoma. Kështu që shpresojmë se do të jetë së shpejti.”

Gazetari vazhdoi duke pyetur Kate nëse ajo kishte biseduar me video për ta parë foshnjën ende. “Jo, nuk e kam bërë”, u përgjigj ajo.

Kate, 39 vjeçe dhe Princi William, 38 vjeç, u bashkuan me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në urimet për lindjen e vogëlushes.

Duke shpërndarë një foto bardh e zi të Meghan gjatë shtatzënisë së saj, bashkë me Harryn dhe djalin 2-vjeçar Archie, realizuar nga fotografi Misan Harriman , Duka dhe Dukesha e Kembrixhit thanë, “Ne jemi të gjithë të kënaqur nga lajmi i lumtur për ardhjen e foshnjës Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie. ”

Image

Foshnja Lili, siç Meghan dhe Harry planifikojnë ta quajnë vajzën e tyre, tashmë është takuar me gjyshen e saj të madhe dhe adashen, Mbretëreshën Elizabeth, përmes një video-lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat