Labi: Jam i njëjti si para pandemisë, gjatë dhe pas saj

Mediale Vip

Labi: Jam i njëjti si para pandemisë, gjatë dhe pas saj

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:27
Labi

Labi shprehet i lumtur për respektin që merr nga publiku.

Pas pauzës njëvjeçare, këngëtari Labinot Tahiri dje (e mërkure), ka filluar mbrëmjet muzikore dhe të parën e mbajti në qytetin e Ferizajt.

Përmes një postimi, artisti u shfaq në palestër teksa falënderoi publikun për pritjen që ia bënë mbrëmë.

“I vullnetshëm nga ajo pritje madhështore nga vendi ku fillova karrierën time si fëmijë. Faleminderit vajza e djem, publik e Ferizaj Kosovë e Shqipërisë. Publik e qytetarë, jam i njëjti si para pandemisë, gjate saj dhe pas saj. Asgjë nuk ka më të mirë se respekti dhe vlerësimi njerëzor.Nuk ndryshoj derisa të vdes”, shkruan Labi.

Kujtojmë se Labinot Tahiri është në përgatitje të një albumi të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë së shpejti.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat