Don Phenom së shpejti me këngë të re

Mediale Vip

Don Phenom së shpejti me këngë të re

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:50
Don Phenom

Reperi Don Phenom është emër shumë i dashur për publikun, i cili ka kohë që i ka munguar fansave me ndonjë këngë të re.

Me anë të postimit të fundit, reperi bëri të ditur se do ta lansojë një këngë të albumit të ri, e cila është njëherësh e para nga ky album.

“Nesër klip të ri? (Singli i parë i albumit)”, shkruan Phenom, teksa pyeste fansat për mendimet rreth projektit që tashmë e ka finalizuar.

Kurse, me postimin e fundit, ai njoftoi se “Twerkirate 2” vjen nesër (e premte) në orën 17:00 në YouTube.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë Don Phenom.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat