A u pendua Mevlani për këngën që i dedikoi Ledianës?

Mediale Vip

A u pendua Mevlani për këngën që i dedikoi Ledianës?

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:32
Mevlani

Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje.

Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas.

Ish-çifti nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një intervistë 60 sekondëshe për “Prive” ku s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për Ledjanën.

A është penduar për këngën që i ka dedikuar asaj gjatë kohës së njohjes së tyre në emision?

“S’mund të them që jam penduar”- u shpreh Mevlani.

Ndërsa për një përgjigje për intervistën e Ledjanës 1 javë më parë, ai shprehet kështu:

”E bukuur sikur zanaaa”, këndoi Mevlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat