Si shenjë respekti për viktimat e aksidentit në Kroaci, Rina Balaj anulon koncertin në Pejë

Mediale Vip

Si shenjë respekti për viktimat e aksidentit në Kroaci, Rina Balaj anulon koncertin në Pejë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:32
Rina Balaj

Rina Balaj u shpreh e pikëlluar për aksidentin tragjik me udhëtarë.

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë të cilët po udhëtonin nga Gjermania drejt vendlindjes, dhe aty gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin  ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

Rina Balaj ka vendosur të anulojë koncertin e saj në Pejë i cili do të mbahej sonte, si shenjë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre sot.

Dita e sotme u shpall ditë zie nga Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e cila gjithashtu u shpreh zemërthyer për tragjedinë e ndodhur.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat