Butrinti përplaset me pronarët e klubit për koncertin e pambajtur

Mediale Vip

Butrinti përplaset me pronarët e klubit për koncertin e pambajtur

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:45
Butrint Imeri

Butrint Imeri është përplasur me pronarët e diskotekës “Stop” në Gjilan mbi një koncert të paraparë për mbrëmjen që lamë pas.

Përkundër pritjes së publikut, ai nuk ka performuar dhe për këtë gjë, palët kanë versione të ndryshme.

Përmes një reagimi, Butrinti ka dhënë versionin e tij sipas të cili kjo ka ndodhur për shkak të “mos korrektësisë së klubit STOP”.

“Ka qenë çdo gjë e organizuar qëllimisht për mos me u realizu pjesëmarrja ime në klub. Kërkoni lirisht paratë e hyrjes mbrapsht tek ata që i keni japë” – shprehet mes tjerash Butrinti.

Kjo deklaratë e tij, shoqëruar me bisedat e fansave të zhgënjyer ka nxitur reagimin e klubit.

Përmes një reagimi publik, ata fajin ia kanë lënë këngëtarit dhe synimit të tij për të mbërritur dy apo tre koncerte brenda një nate.

“Butrint Imeri, kjo çfarë keni bërë ju dhe menaxhmenti juaj mbrëmë është e dobët dhe tejet e ulët. Ne nuk kemi t’bëjmë asgjë me synimin tënd që ju dëshironi ti realizoni 2 evente mrenda një nate. Ju ishit në Gjakovë duke performuar, deri në orën 1 pas mesnate, dhe jemi në dijeni se deri të vini ne qytetin e Gjilanit, ju duhen 2 orë. (çfar faji kanë këtu organizatorët) Është e pakuptimt të thuhet se çfarë faji mund të kenë organizatoret këtu kur ju dëshironi që ti arrini 2 apo 3 koncerte në një natë, prandaj edhe bie në nivel aq poshtë dhe aq dobët. Gjatë gjithë kohes ishim në komunikim dhe ju arritët në orën 3:00 në Gjilan, edhe pse të paralajmëruam se më nuk është askush në klubin tonë dhe nuk ke pse vjen” – janë shprehur nga klubi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat