Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj përballen me akuzën e rëndë

Mediale Vip

Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj përballen me akuzën e rëndë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:10
Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, Kenneth Petty

Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua për të cilën ai ishte dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994.

Gruaja, tani 43 vjeçe, ka ngritur një padi duke pretenduar se çifti e ngacmuan në përpjekje për ta bërë atë të tërheqë pretendimet e saj, raportojnë mediat amerikane.

Petty vuajti dënimin në burg për katër vjet e gjysmë, pasi u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit të gruas, atëherë adoleshente.

Në padinë e ngritur në gjykatë, gruaja pretendon se Nicki Minaj i ofroi asaj 500,000 dollarë, përmes një ndërmjetësi, në këmbim të heqjes dorë nga akuzat e saj kundër Petty. Gruaja gjithashtu thotë se ajo hodhi poshtë ofertën e Minaj që të hartonte një deklaratë që tërhiqte akuzën.

Gruaja më tej pretendon se brenda disa ditësh nga refuzimi i ofertës, ajo dhe familja e saj pësuan një “sulm” me telefonata ngacmuese dhe vizita të pakërkuara.

Gruaja tha se nuk kishte qenë në gjendje të punonte që nga maji i vitit 2020 "për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve" nga çifti i famshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Paditësja, e cila kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar, thotë se po jeton e fshehur pasi ka frikë nga hakmarrja. Ekipi ligjor i këngëtares ende nuk u është përgjigjur akuzave, sipas mediave amerikane.

Minaj dhe Petty filluan të dilnin bashkë në vitin 2018 dhe njoftuan një vit më vonë se ishin martuar. Ata kanë bashkë një djalë 11 muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat