Një bashkëpunim në mes Tyga dhe DJ Regard?

Mediale Vip

Një bashkëpunim në mes Tyga dhe DJ Regard?

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:09
Dj Regard dhe Tyga

Gjatë këtyre viteve të fundit, DJ Regard, ka qenë ndër emrat më të kërkuar në tregun muzikor botëror ndonëse po vazhdon të jetë i tillë akoma.

DJ me prejardhje nga Ferizaj ka korrë suksese të mëdha me projektet e bashkëpunimet e tij, gjersa këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte në vende të ndryshme të botës.

Dardan Aliu (emri i vërtetë) ka befasuar së fundmi me një nga imazhet që ka ndarë në Instagram.

Ai shfaqet përkrah reperit të popullarizuar amerikan, Tyga, emri i vërtetë i të cilit është Micheal Ray Nguyen-Stevenson.

Përkundër se nuk kanë zbuluar detaje të hollësishme se çfarë fshihet prapa imazhit të tyre, dy yjet mund të vijnë me një këngë të re.

“Çfarë po ndodh”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta, fansat e të cilëve aluduan për një bashkëpunim të mundshëm në mes dyshes së njohur.

Përveç të arriturave në botë, Regard gjatë verës mbajti koncertin e parë në Kosovë me një atmosferë e audiencë të mahnitshme. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Regard (@djregardofficial)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat