Ja edhe videoja e momentit të fundit të reperit të njohur para tragjedisë

Mediale Vip

Ja edhe videoja e momentit të fundit të reperit të njohur para tragjedisë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:35
MadClip

Mbrëmja e djeshme ka marrë jetën e një prej reperëve të njohur grek.

MadClip u nda nga jeta befasishëm shkaku i një aksidenti fatal të komunikacionit rreth orës 02:30 të mëngjesit në Athinë.

Policia ka deklaruar se reperi që po kthehej nga një dasmë humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë.

Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina e shkatërruar.

34-vjeçari u dërgua në Spitalin Evangelismos në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ku disa orë më vonë ai ndërroi jetë.

Ai njihet për një varg hitesh, mes tjerash edhe me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Reperi kishte edhe plane muzikore me Morena Tarakun që mbetën në gjysmë.

Momentet e fundit para se reperi Peter Anstasopoulos të dilte nga rruga dhe të përplasej fatalisht me një shtyllë, duke humbur jetën, janë bërë publike nga mediat greke.

Ai shihet duke ecur me shpejtësi mbi 150 km/h me mjetin luksoz tip “Porsche”. Reperi shihet që është i vetëm në rrugë dhe nuk ka pranë asnjë mjet që mund ti shkaktonte aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat