Zbulohet data e dasmës, Rudina Dembacaj martohet me Mark Frrokun

Mediale Vip

Zbulohet data e dasmës, Rudina Dembacaj martohet me Mark Frrokun

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 06:54
Rudina Dembacaj, Mark Frroku

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre, më në fund, me një dasmë, më shpejt nga ç'keni menduar.

Shumë prej ndjekësve dhe miqve virtualë që e kanë pyetur, kanë tani një përgjigje. Rudina Dembacaj do të veshë fustanin e bardhë tashmë në një datë.

Lajmin, aktorja e njohur, pjesë e “Klanifornias” në sezonin e ri televiziv, e ka ndarë me të gjithë miqtë në Instagramin e saj, ku ka shpërndarë ftesat e dasmës.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00”,- shkruhet në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat