Zbulohet kur do të publikohet dokumentari për jetën e Aviciit

Mediale Vip

Zbulohet kur do të publikohet dokumentari për jetën e Aviciit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:46
Avicii

Një dokumentar i ri, i cili në qendër ka jetën dhe muzikën e producentit të ndjerë suedez, Avicii, do të publikohet dhe detaje të reja janë dhënë mbi të.

Sipas Billboard, dokumentari do të publikohet në vitin 2023 dhe do të shfaqë pamje nga prapaskenat, intervista me familjen, miqtë dhe kolegët, klipe arkivore dhe intervista me Aviciin.

Dokumentari do të prodhohet nga regjisori dhe kinematografi Björn Tjärnberg dhe Candamo Film, në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar Suedez. Ndërsa titulli ende nuk është zbuluar.

“Do të jetë një pasqyrë në muzikën dhe artistin që përcaktoi një epokë dhe ndryshoi botën e muzikës përgjithmonë, dhe është një histori nga afër, intime dhe epike për sukseset e tij të pashembullta dhe përpjekjet e tij për të përballuar presionin”, përshkruhet në një deklaratë për Billboard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat