Shakira tregon se si u sulmua nga dy derra të egër në një park në Barcelonë

Mediale Vip

Shakira tregon se si u sulmua nga dy derra të egër në një park në Barcelonë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 13:35
Shakira

Ylli i muzikës pop, Shakira, ka pohuar se është sulmuar nga dy derra të egër ndërsa ishte duke ecur në një park në Barcelonë me djalin e saj.

Këngëtarja, 44 vjeçare, rrëfeu se derrat i rrëmbyen çantën dhe telefonin.

Ajo u tha 70 milionë ndjekësve të saj në Instagram se ishte me djalin e saj tetëvjeçar, Milan, kur ndodhi incidenti.

Duke u treguar fansave se si dukej çanta e saj pas sulmit, biondja shtoi: “Shikoni se si e kanë bërë çantën time dy derra të egër që më sulmuan në park”.

“Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular. Ata kanë shkatërruar gjithçka”.

Ajo pastaj i lutet djalit të saj, të cilin e ndan me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique: “Milani thotë të vërtetën. Thuaj se si nëna juaj iu ngrit derrit të egër”.

Shakira është viktima e fundit meqë ka pasur probleme të shumta me derrat që sulmojnë kafshë të tjera dhe vjedhin mbeturina në parkun Collserola.

Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, plaçkitnin macet, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat