Bardhi, Eaz dhe Xen sjellin bashkëpunimin e ri

Mediale Vip

Bardhi, Eaz dhe Xen sjellin bashkëpunimin e ri

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 22:12
Bardhi

Reperët Bardhi, Eaz dhe Xen, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Sa mirë po dokesh” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB dhe hip-hop.

Muzika është punuar nga Çelik Lipa, ndërsa vija melodike dhe teksti janë realizuar nga vet treshja interpretuese.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft artistik dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit SBS Entertainment.

Të tre rap-artistët e rinj të tregut janë ndër emrat më premtues të muzikës hip-hop. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat