Ambra: S’dua t’iu prish marrëdhënien. Musa: Këtu nuk jemi në lagje

Mediale Vip

Ambra: S’dua t’iu prish marrëdhënien. Musa: Këtu nuk jemi në lagje

Më: 16 maj 2017 Në ora: 21:52
Ambra dhe Elsamedi

Ambra dhe Elsamedi diskutuan së bashku mbi problemet në marrëdhënien e tyre në shtëpi, ndërsa më pas atyre ju bashkuan edhe Dona e Musa.

Ambra kërkoi të sqarohet me Musën për faktin që ai u mërzit që partnerja e tij Dona, po qëndronte gjatë me Ambrën.

“Unë nuk kam ardhur këtu t’ju prish marrëdhënien tuaj. Ndoshta ditët e parë kam qëndruar pak më gjatë me Donën, por më pas jam larguar nga ajo dhe kam qëndruar me Katerinën dhe të tjerët”, i thotë Ambra Musës.

Ai i thotë se nuk i intereson në shtëpi asgjë tjetër përveç partneres së tij në shtëpi. “Unë nuk e kam me ty. Unë këtu nuk mbaj përgjegjësi për asnjë tjetër. Por nuk është situate e këndshme kur të gjithë çiften janë bashkë dhe unë jam atje vetëm. Tre ditë apo katër ditë unë nuk të thash asgjë, por ti duhet t’i shikosh vetë gjërat. Por ti nuk e ke këtë pjesën që gjërat i kupton shumë shpejt. Këtu nuk jemi në lagje, në Shkodër”, i thotë Musa Ambrës. Ndërkohë Elsamedi thuajse nuk reagon fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat