Modelja shqiptare që ishte në konkurrim për t’u bërë engjëll i Victoria’s Secret, pozon e gjitha nudo

Mediale Vip

Modelja shqiptare që ishte në konkurrim për t’u bërë engjëll i Victoria’s Secret, pozon e gjitha nudo

Më: 20 maj 2017 Në ora: 19:08
Tika Camaj Ivezaj

Modelja shqiptare me famë botërore, Tika Camaj Ivezaj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet e gjitha e zhveshur.

Bukuroshja, e cila ka mbi 371 mijë ndjekës në Instagram, ka guxuar që ta vë në pah fizikun e saj patëmetë, duke marrë mijëra pëlqime nga fansat.

Image

Tika ka lindur në Shqipëri në vitin 1986, ndërsa sot është njëra prej manekineve më të vlerësuara në botë.

Ajo është përfaqësuesja e parë shqiptare në shtëpinë e modës Victoria’s Secret, ndërsa krahas kësaj, karrierën e modelimit e ka bërë duke pozuar edhe për revistat me nam, si Clear, Zinc, Hour, Style e Shape.

Në vitin 2009, Tika ishte njëra prej pesë modeleve që ishin në konkurrim për t’u bërë engjëj të Victoria’s Secret, mirëpo u eliminua në gjysmëfinale.

Image

Ëndrrën e saj po e realizon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa krahas modelimit ka edhe rripin e zi në ‘taekwondo’, i pëlqejnë filmat e animuar dhe filmat e bazuar në ngjarje të vërtetë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat