Pse Elcin Sangu është krahasuar gjithmonë me Meryem Uzerli? - Ja çfarë i lidh dy aktoret

Mediale Vip

Pse Elcin Sangu është krahasuar gjithmonë me Meryem Uzerli? - Ja çfarë i lidh dy aktoret

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:44
Elcin Sangu dhe Meryem Uzerli

Protagonistja e serialit "Dashuri me Qira", Elcin Sangu ishte një surprizë për të gjithë publikun turk. Edhe pse aktorja kishte luajtur role të tjera më parë, roli i Defnes ishte ai që e bëri akoma më të njohur dhe më të dashur këtë aktore. Elcin është aktualisht 31 vjeç dhe ka përfunduar studimet e larta për Arte të bukura. Që në daljen e saj të parë, aktorja u krahasuar me një tjetër emër po kaq të njohur, Meryem Uzerli ose e njohur ndryshe si Selin nga "Mbretëresha e natës". Publiku gjeti shumë të përbashkëta midis tyre.

Së pari, pamja e dy aktoreve ngjasonte shumë. Të dyja kishin të njëjtën ngjyrë flokësh dhe ishin shumë të qeshura. Dy aktoret u diskutuan shumë për flokët e tyre. Shumë gazetarë nuk e besonin se Elcin e kishte natyrale ngjyrën e saj të flokëve, derisa ajo ju tregoi një foto nga fëmijëria.

Në fillimet e veta, ishte Meryem më e famshme, por shpejt edhe Elcin fitoi zemrat e publikut. Madje kishte nga ato gazeta që shkruanin "Meryem iku, erdhi Elcin". Sot të dy aktoret janë shumë të kërkuara. Një tjetër e përbashkët midis tyre ishte edhe kompania e cila zgjodhi si imazh të saj Meryem, dhe një vit më pas Elcin. 

Image
Elcin Sangu dhe Meryem Uzerli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat